COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Konfirmohen 34 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar anjë rast i vdekjes prej COVID-19, kurse gjatë kësaj kohe, nga 991 testime 34 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me këtë virus, duke e çuar kështu numrin e rasteve aktive në 666 persona.

Po ashtu, është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 279 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa në tërësi, raporti ka bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,820,637 doza të vaksinës.

Me dozën e dytë të vaksinës janë imunizuar 819,736 qytetarë, kurse të imunizuar me doza përforcuese dhe doza të treta deri më sot janë 99,559 qytetarë.

“Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223,469”, thuhet në njoftimin e MSh-së.