COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Konfirmohen 21 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informuar se në 24 orët e fundit, 21 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID 19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas të dhënave, sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224,717, kurse në total.

Sipas IKShPK-së, numri i rasteve aktive është 351.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 143 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.642 doza të vaksinës.  Deri më sot 822.516 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.264 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19” është thënë në njoftimin e MSH.

Sipas të dhënave, sot janë kryer gjithsej 635 testime.