COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Konfirmohen 167 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, në institucionet shëndetësore në Kosovë janë konfirmuar 167 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 563 testime janë konfirmuar 167 raste të reja pozitive me COVID-19 teksa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes gjatë kësaj kohe.

Sipas ministrisë, brenda 24 orëve janë vaksinuar 25 persona, teksa 29 njerëz janë shëruar.

Sipas të dhënave, aktualisht janë 730 raste aktive me virusin COVID-19.