COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Konfirmohen 12 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informuar se në 24 orët e fundit 12 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID 19, gjersa asnjë rast i vdekjes nuk është shënuar gjatë kësaj kohe.

Sipas të dhënave, sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224,887.
Ndërkaq, në total numri i rasteve aktive është 247.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,828,177 doza të vaksinës. Deri më sot 822,729 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102,467 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është thënë në njoftimin e MSH.

Sipas të dhënave, sot janë kryer gjithsej 354 testime.