Konferencë shkencore në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

“Lidhja shqiptare e Prizrenit” 104 vjet pas, është konferenca shkencore ndërkombëtare e cila do të fillojë sot në nderim të kësaj ngjarje historike.

Në këtë konferencë i pranishëm do të jetë edhe Presidenti Hashim Thaçi.

Konferenca mbahet nga ora 10:00 në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, dhe do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.

Në kuadër të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 12 Prefektët e Shqipërisë sot do të jenë në vizitë në qytetin e Prizrenit, me ç`rast do të takohen me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka.

Takimi do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa më pas bashkërisht do të vizitohet Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe disa objekte të tjera të qytetit të ndërtuara në shek XVI.