Konferencë për ndërtimin e paqes dhe pajtimit në Ballkanin Perëndimor përmes të rinjve
Në Tiranë, u mbajt konferenca rajonale, dy ditore për zërat rinorë në Ballkanin Perëndimorë. Në konferencën e organizuar nga RYCO dhe UNFPA Shqipëri me format hibrid, për konkluzion kishte që të rinjtë e Ballkanit Perëndimor do të duhej të mbështeteshin më shumë për të nxitur dialogun ndërkulturor dhe për të hapur rrugën për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Në njoftimin e UN-RYCO thuhet se konferenca e datës 11 dhe 12 maj mblodhi rreth 100 pjesëmarrës, përfaqësues të gjashtë qeverive të Ballkanit Perëndimor, organizatave ndërkombëtare, shkollave të mesme, organizatave të shoqërisë civile, dhe të rinj.
Sipas komunikatës, ngjarja kishte si synim promovimin e ndikimit të projektit të përbashkët mes OKB-së dhe RYCO-s dhe rezultatet e arritura në rajon, duke u fokusuar në paraqitjen e mjeteve dhe metodologjive të zhvilluara, si dhe në rritjen e vetëdijesimit të palëve kyçe të interesit për rëndësinë e intervenimeve të mëtejshme të përbashkëta të kryera përmes partneriteteve në të njëjtën fushë.
Sekretari I RYCO-sm Albert Hani kishte thënë se këto projekte sjellin frymë të re dhe na takonë të sigurojmë mundësi bashkëpunimi.
“Këto lloje të projekteve na e shtojnë energjinë dhe sjellin një frymë të re në RYCO… Neve na takon dhe na është dhënë përgjegjësia nga qeveritë e rajonit, që të sigurojmë mundësi bashkëpunimi, ta ndihmojmë njëri-tjetrin, si dhe të krijojmë perspektiva të reja në rajon,” tha në fjalën e tij të hapjes z. Albert Hani, Sekretar i Përgjithshëm i RYCO-s.
Fiona McCluney, koordinatore e Përhershme e OKB-së në Shqipëri tha se RYCO dhe puna që ka bërë në këtë projekt mund të adresojnë ndërtimin e paqes dhe pajtimit në Ballkanin Perëdnimorë
Në anën tjetër Përfaqësuesja e Zyrës në Shqipëri të UNFPA-së znj. Manuela Bello identifikoi dy problemet me të cilat ballafaqohen të rinjtë e këtij rajoni
“Dy problemet kryesore me të cilat përballen të rinjtë në rajon janë punësimi dhe cilësia e arsimit. Në mënyrë që në rajon të ndodhin ndryshime, ne po përpiqemi t’i fuqizojmë të rinjtë që të bëhen si avokues ashtu edhe udhëheqës. Praktikisht, jemi të vetëdijshëm se rinia e vetme nuk mund ta arrijë këtë, dhe kjo është arsyeja pse po promovojmë bashkëpunimin me qeveritë të çdo organizate rinore të nivelit bazë, në mënyrë që të prodhojmë politika për më shumë mundësi për punë dhe më shumë cilësi në arsim,” vuri në dukje Përfaqësuesja e Zyrës në Shqipëri të UNFPA-së Manuela Bello.
Lidhur me ndërtimit e paqes dhe pajtimit tek të rinjtë në Ballkanin Perëndimorë, në këtë konferencë u lansua edhe fushata njëmujore “Rinia e frymëzuar nga paqja”, me focus arsimin, pranimi, mirëkuptimin mirëputimi për të nxjerrë në pah rëndësine investimit tek të rinjtë.
Tutje thuhet se fushata “Rinia e frymëzuar nga paqja” zhvillohet në kuadër të projektit të përbashkët të OKB-së dhe RYCO-s “Mbështetje Lidershipit Kolektiv të Ballkanit Perëndimor mbi Pajtimin”, i financuar nga Fondi i OKB-së për Ndërtimin e Paqes. Ajo zbatohet nga Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO) dhe tri Agjenci të OKB-së – UNDP-ja, UNFPA-ja dhe UNICEF-i. Projekti synon të ndërtojë kapacitete dhe momentum për RYCO-n, të fuqizojë të rinjtë që të kenë zërin e tyre në vendimmarrjen publike që ndikon në jetën e tyre, si dhe t’i forcojë ata që të jenë një faktor në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e mjediseve të sigurta dhe paqësore për veten dhe komunitetet e tyre.
Për më tepër për RYCO, është një mekanizëm institucional që funksionon në mënyrë të pavarur, i themeluar nga 6 pjesëmarrësit e Ballkanit Perëndimor dhe synon të promovojnë frymën e pajtimit dhe bashkëpunimit midis të rinjve në rajon përmes programeve të shkëmbimit të të rinjve.