Pamje nga koncerti festiv i AKKV ‘Shota’. Foto:Isa Vatovci/Kallxo.com

Koncert i përbashkët i ansambleve popullore në Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve, “Shota” dhe Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve nga Shqipëria, organizojnë një koncert të përbashkët për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Koncerti “Festë të madhe ka sot Kosova” do të mbahet më 17 shkurt 2022, në ora 18:30 në sallën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Përmes një njoftimi, Ansambli “Shota” ka bërë të ditur se gjatë këtij koncerti do të interpretohen këngë dhe valle nga pjesëtarë të të dy ansambleve.