Koncept-dokumenti i Vettingut, drejt finalizimit

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se koncept dokumenti i Vettingut është drejtë finalizimit.

Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi të përbashkët  të zhvilluar sot në mes të përfaqësuesve të Ministrisë dhe ekspertëve ndërkombëtarë lidhur me procesin e vetingut në  sistemin e drejtësis dhe ministres në Albulena Haxhiu.

Sipas njoftimit ekspertët ndërkombëtarë, Ken Taylor dhe David Wells,  kanë shpalosur ekspertizën e tyre për koncept-dokumentin, bazuar në standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Fokus i veçantë i diskutimit ishin: kriteret profesionale dhe të integritetit lidhur me vetimin e gjykatësve dhe prokurorëve, vetimi i tyre në përputhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të privatësisë, nivelet e vetimit sipas hierarkisë dhe kohëzgjatja e vetimit. Gjithashtu janë diskutuar mekanizmat ligjorë me kompetencë për zhvillimin e vetingut si dhe opsionet e përshtatshme të cilat do të garantonin një proces të vetingut bazuar në kriteret profesionale, sipas standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas ministrisë ky është një nga dokumentet më të rëndësishme për të çuar përpara reformën në drejtësi për të garantuar mirëfunksionimin e institucioneve të drejtësisë.