Komunës së Prishtinës i shtohen 12 mijë drunjë dekorativ

Në Komunën e Prishtinës në ditët në vijim, pritet që të mbillen 12 mijë fidane të drunjëve dekorativ.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook se këta drunjë i kanë kushtuar Komunës së Prishtinës 200 mijë euro.

“Sot kemi pranuar drunjë dekorativ në kuadër të kontratës “Furnizim me lule dhe drunjë dekorativ” në vlerë prej 200 mijë euro, përmes kësaj kontrate Prishtinës do t’i shtohen mbi 12 mijë fidanë”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se mbjellja e drunjëve ka filluar në lagje të ndryshme dhe parqe të kryeqytetit.

“Për një Prishtinë më të gjelbër, ju ftojmë edhe juve që të kontribuoni në rritjen e gjelbërimit në qytet përmes kampanjës “Bëhu Mik i Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në postimin e tij.