Komunës së Mitrovicës i këputet kablloja e rrymës

Që nga nata e mbrëmshme Komuna e Mitrovicës ka mbetur pa energji elektrike.

Sipas njoftimit, komunës i është këputur kablloja.

“Komuna e Mitrovicës dënon veprimin e ultë të këputjes së kabllos elektrike nga persona të papërgjegjshëm “, thuhet në reagimin e komunës.

Ata kanë aluduar se personat prapa këtij veprimi mund të kenë prapavijë politike.

Me këtë rast “iu bëri apel partive politike që të ruajnë qetësinë dhe të mos rebelohen në këtë shkallë”

Po ashtu i bëri thirrje organeve të Policisë së Kosovës dhe hetuesisë që të kryejnë punën e tyre me nder në përputhje me ligjet në fuqi.