Qeveria e Kosovës. Foto: Arjana Berisha, KALLXO.com

Komunat reagojnë, Qeveria ua pezullon 37.5 milionë euro

Komunat sërish kanë drejtuar kritika për Ministrinë e Financave. Këtë herë, bëhet fjalë për mjete vetanake të komunave të grumbulluara para vitit 2021, që sipas zyrtarëve u janë ndaluar nga Ministria e Financave.

Dy prej komunave që kanë marrë përgjigje negative, janë ajo e Prishtinës e ajo e Dragashit,  ndërsa nga total shuma e pezulluar aktualisht sipas Asociacionit të Komunave shkon në 37.5 milionë euro.

Dhjetëra miliona euro, komunat e vendit pretendojnë se u janë bllokuar nga qeveria.

Bëhet fjalë për të hyra vetanake që komunat i kanë mbledhur para vitit fiskal 2022.

Për to, ankesë Ministrisë së Financave, i kanë shkuar edhe nga Komuna e Prishtinës, siç shihet nga letra e siguruar nga televizioni Dukagjini, ku i kërkohet reagim edhe kryeministrit Kurti e kryetarit të kuvendit, Konjufca.

Me hallin e njëjtë si të Prishtinës, para disa ditësh është ballafaquar edhe komuna e Dragashit.

“ Pardje kemi marr një përgjigje nga Ministria e Financave ku na është thënë se mjetet vetanake në vlerë prej 86 mijë euro të cilat ishin nga vitit 2021 na kanë thënë se ato më s’jenë mjete të juaja por I takojnë Qeverisë së Kosovës. Unë e kam bërë një shkres dhe e kam dergu tek të gjithë kryetarët e Komunave dhe një ankes të till e kish bë edhe Kryetari i Prishtinës.  Kjo është e jashtë ligjshëm pasi ligji për buxhet është miratu edhe në Kuvendë”, ka thënë kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

Shuma e mjeteve të pezulluara nga qeveria në formën e njëjtë, sipas Asociacionit të Komunave, shkon në 37.5 milionë euro.

“ 37.5 milion euro janë të pezulluara nga niveli qendrorë këto mjete janë të të hyra vetanake nga komunat të inkasuara para vitit 2022. Të gjitha kanë qenë të parapara për investime kapitale. Është hera e parë që një ligjin për buxhetin kalendarik futet në klauzol të tillë. Ne nenin 9.6 është e cekne që mjetet e të hyrave vetanake të barten në vitin tjetër. Njëherë ka qenë tendenc nga  Ministria e Financave këto mjete t’ju merren komunave e që kjo është një padrejtësi e madhe. Ne sot e kemi dërguar një shkres tek Kryeparlamentari tekë Kryeministri e tek Ministri i Financave që të zhbllokohen dhe të ju barten komunave pasi këto mjete janë të komunave”, ka thënë Sazan Ibrahimi.

Gjatë ditës, Ministria e Financave nuk ka dhënë një përgjigjej për problemin në fjalë.

Lidhur me nenin nëntë të Ligjit për Buxhetin, konkretisht pikën 6 të tij, që i referohej të hyrave vetanake të grumbulluara nga komunat, kishte pasur kundërshtime të ashpra nga opozita para votimit të tij në Kuvend, çka kishte quar në riformulimin e tij./ RTV Dukagjini