Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komunat që sot u prekën me rastet e reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 544 mostra të marra prej të cilëve rezultojnë 53 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste,  Mitrovicë 8 raste,  Ferizaj 6 raste,  Pejë 5 raste,  Gjakovë 4 raste,  Drenas 3 raste,  Shtime 3 raste,  Vushtrri 3 raste,  Fushë Kosovë 2 raste,  Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast Deçan, Gjilan, Malishevë, Prizren, Suharekë dhe Viti.

Tre persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur  gjatë 24 orëve të fundit dhe 56 janë shëruar.