COVID-19, LAJM I FUNDIT

Komunat prej nga vijnë 55 rastet e sotme me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 574 mostra të marra, rezultojnë 55 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga: komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prishtinë 8 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Junik, Kamenicë dhe Skenderaj.

Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes.