Komunat nga të cilat janë të infektuarit e rinj me COVID-19

8 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar sot në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Rahovecit 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rahovec), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri).

Numri në total i të prekurve në vend ka arritur në 927 raste.