Komunat në të cilat do të ndryshojë ora policore nga nesër

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në koordinim paraprak me komunat, për të frenuar përhapjen më tej të COVID-19, nga nesër, 10 prill 2020, në komunat tashmë në karantinë, orari për lëvizjet brenda territorit të komunës për nevojat bazike të qytetarëve do të jetë si në vijim:

Komuna e Malishevës 14:00-06:00;

Komuna Veriore e Mitrovicës 12:00-06:00;

Komuna e Zveçanit 12:00 -06:00;

Përmes një komunikate, Ministria bën të ditur se, gjithashtu, në ditët në vijim, varësisht nga situata epidemiologjike në komunat e tjera dhe në koordinim me to do të vendosen masa shtesë në mënyrë që të parandalojmë shpërndarjen e COVID-19.

“I lusim qytetarët të zbatojnë dhe bashkëpunojnë me komunat e tyre, autoritetet e sigurisë, institucionet e tjera qendrore dhe të respektojnë masat që po merren në mbrojtje të jetës së tyre”, vijon komunikata.

Më 23 mars Qeveria vendosi orën policore midis orës 21:00 dhe 06:00, ndërsa më 27 mars u ndryshua nga 17:00 deri në 06:00.

Ndërkaq, më 31 mars Gjykata Kushtetuese, e quajti “jokushtetues” kufizimin e lëvizjes për shkak se “Qeveria nuk mund t’ua kufizojë me vendim të drejtat qytetarëve, të cilat me ligj ia ka garantuar Kuvendi” dhe është në fuqi deri më 13 prill.