COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Komunat me më së shumti raste me COVID-19, shifra alarmante në kryeqytet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, 486 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Më së shumti raste, edhe gjatë këtij 24 orëshi ka në Prishtinë, 165 raste, pastaj komuna Gjilan 79 raste, komuna Prizren 32 raste, komuna Podujevë 31 raste, komuna Fushë Kosovë 27 raste, komuna Ferizaj 23 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Gjakovë 17 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Suharekë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Kamenicë 9 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Deçan 5 raste,  komuna Drenas 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Junik, Kaçanik, Malishevë, Novobërdë dhe Skenderaj.

Instituti ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 30 persona nga COVID-19 , ndërsa kanë vdekur 9 persona.

Sërish shifra alarmante të rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë