COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Komunat e prekura sot nga COVID-19

Prishtina sot prin për nga numri i rasteve me COVID-19, 15 sosh, përderisa pas kryeqytetit është radhitur Fushë Kosova e Prizreni me katër raste të reja me coronavirus.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Gjakovë, Kamenicë, Lipjan dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Tutje, bëhet e ditur se brenda 24 orëve janë shëruar 123 persona nga coronavirusi, përderisa janë shënuar edhe 43 raste të reja të infektimit.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka premtuar se do të rritet numri i testimeve por një gjë tillë nuk është duke ndodhur, brenda 24 orëve janë marrë vetëm 589 mostra.