COVID-19 - KALLXO

Komunat e prekura sot me të infektuar me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numër rekord i rasteve të reja me COVID-19 në vend, ku u shënuan 418 raste.

Komuna e Prishtinës ka shënuar më së shumti rasteve sa i përket komunave.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 188 raste, komuna Gjakovë 32 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Podujevë 28 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Deçan 16 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Suharekë 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Graçanicë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Skenderaj dhe Viti”, ka bërë të ditur IKShPK.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.434 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.126.

Numri total i rasteve pozitive është 19.328 raste nga 92.706 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 678 raste të vdekjes.