Komunat e prekura nga rastet me COVID-19

48 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në vend gjatë 24 orëve të fundit ndërsa tre persona të infektuar kanë vdekur.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 10 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3raste,  komuna Klinë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.

Gjatë 24 orëve të fundit gjithashtu  janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 mijë e 420 raste, kurse numri i rasteve aktive është  1 mijë e 475.