Komunat e prekura me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

688 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 1 mijë e 865  testime, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Rastet pozitive janë: Prishtinë 303 raste, Gjilan 39, Prizren 38, Vushtrri 37, Pejë 32, Fushë-Kosovë 31, Mitrovicë 31 , Ferizaj 22 , Lipjan 20, Skenderaj 17, Drenas 16, Viti 16, Obiliq 14, Suharekë 13, Kamenicë 8, Gjakovë 7, Klinë 7, Malishevë 7, Kaçanik 6, Deçan 5, Istog 5, Shtime 5, Podujevë 4, Dragash 3  dhe Novobërdë 2 raste.

11 persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur  gjatë 24 orëve të fundit dhe 236  janë shëruar.