Ilustrim

Komuna Zveçan i merr ‘lakmi’ Leposaviqit, ndanë rreth 5 mijë euro për telefona

Një javë më parë, në platformën elektronike të prokurimit “e-prokurimi”, komuna veriore e Kosovës, Zveçani, publikoi njoftimin për kontratë për blerjen e telefonave celularë.

Përmes tenderit me titull “Prokurimi i telefonave celularë për nevojat e Komunës së Zveçanit”, komuna ka për qëllim të blejë 20 të tillë.

“Prokurimi i 20 telefonave celularë për nevojat e Komunës së Zveçanit sipas specifikimit nga dosja e tenderit”, thuhet në njoftim.

Për realizimin e kësaj blerje, komuna ka parashikuar kontratë në vlerë prej 4,840 euro.

Për këtë aktivitet të prokurimit, u iniciua procedura e hapur me kriter të dhënies, çmimi më I ulët.

Ditë më parë në KALLXO.com u publikua hulumtimi se si kjo komuna në kuadër të prokurimit të dhuratave planifikon të blejë edhe librin ku Kosovës i referohet si “Kosova i Metohije”.

Në tenderin për dhurata të Zveçanit edhe libri ku Kosovës i referohet ‘Kosova i Metohije’

Për tu rikthyer tek prokurimi i telefonave celular, si rezultat i hulumtimit u mor vesh që Komuna Leposaviq pagoi 1,600 euro për blerjen e një telefoni celular të markës “Iphone 11 Pro Max”, si dhe mijëra euro të tjera për telefona të markave tjera.