Komuna: Zjarri në Prevallë nuk është shuar ende në tërësi

Zjarri në Prevallë nuk është shuar ende në tërësi.

Kjo për shkak të terrenit të vështirë, tregon Komuna e Prizrenit.

“Zjarrfikësit e kanë bërë brezin e sigurisë dhe sipas informacioneve nesër do të intervenohet nga ajri” – thuhet në një njoftim nga Komuna e Prizrenit.

Nga ky institucion tregojnë se zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe zyrtarë të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave kanë qenë prezentë.