Foto: Vrojtuesit e lagjes, Facebook

Komuna premton se për pak ditë kryhen punimet në rrugën e ‘Llapit’

Në rrugën e “Llapit” afër ‘Hanit të Dilit’ në Prishtinë ka disa kohë që kanë nisur punimet për rikonstruktim.

Gjendja e kësaj rruge është shumë e rëndë, pasi vazhdimisht ka pasur stagnim në kryerje të punimeve.

Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunë, Gëzim Mehmeti, në mbledhjen e Kuvendit të Komunës ka thënë se punimet janë në fazën përfundimtare, ndërsa vonesat kanë bërë si shkak i punimeve të ujësjellësit.

“Jemi në fazën përfundimtare për të filluar punimet, prolongimi i punimeve është bërë për shkak të ujësjellësit pasi kemi pasur një memorandum bashkëpunimi me ujësjellësin “Prishtina”, ku ne e kemi pasur investimin në kanalizimin fekal, ndërsa ata në rrjetin e ujësjellësit”, ka thënë Mehmeti.

Sipas tij, punimet e ujësjellësit tashmë kanë përfunduar dhe pas disa ditësh do shtrohet asfalti.

“Vonesat janë bërë për shkak të procedurave të prokurimit në ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, tash kanë përfunduar ato punime, trotuari është në përfundim e sipër dhe besoj që brenda pak ditëve, bëhet edhe pjesa e shtrimit të asfalti”, tha Mehmeti.

Foto: Vrojtuesit e lagjes, Facebook