Komuna e Novobërdës | Foto: KALLXO.com

Komuna Novobërdë nis tenderimin për riparimin e rrugëve të dëmtuara nga reshjet

Komuna e Novobërdës ka nisur procedurat tenderuese për të bërë riparimin e rrugëve lokale të cilat u dëmtuan nga reshjet e fundit të shiut. Për këtë aktivitet të prokurimit, komuna ka parashikuar të nënshkruaj kontratë rreth 10 mijë euro.

Komuna Novobërdës, përmes platformë për prokurim publik në Kosovës “e-prokurimi”, publikoi thirrjen për kontratë për riparimin e rrugëve të dëmtuara nga reshjet në këtë komunë.

“Furnizim me zhavor për riparimin e rrugëve lokal në teritorin e Komunës të dëmtuara nga reshëjet e fundit”, thuhet në njoftim.

Për këtë tender, komuna parashikoi kontratë në vlerë 9,970 euro.

Sipas njoftimit, qëllimi i kontratës publike është që te krijoj kushtet për furnizim me zhavor për riparimin e rrugëve lokal në territorin e Komunës të dëmtuara nga reshjet e fundit.

Për këtë tender, komuna përdori procedurën e koutimi të çmimit me kriter të dhënies së kontratës, çmimi më i ulët.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me vërshimet në territorin e Kosovës. Për më shumë kliko këtu.