Komuna flet për shtëpinë e rrënuar në Prishtinë, thonë se i kanë ofruar strehim pronarit
Një shtëpi në rrugën ‘Driton Azemi’ në lagjen Bregu i Diellit është rrënuar sot duke i lënë në rrugë pronarin me probleme shëndetësore dhe gruan e tij me një fëmijë të mitur.
Pronari i kësaj shtëpie, Rexhep Gashi, deklaroi se jeton në atë pronë për shumë vite, kurse shtëpia që ia kanë rrënuar ka qenë e ndërtuar nga një shoqatë bamirësie nga Mitrovica.
Rrënimin e shtëpisë e ka konfirmuar edhe Adonis Tahiri, Drejtor i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës.
Ai për KALLXO.com tha se familjes i kanë ofruar strehim por kryefamiljari ka refuzuar.
Tahiri gjithashtu shtoi se familja posedon 7 hektarë tokë në Prishtinë por kanë bërë ndërtime në pronë publike.
“Familjes i kemi ofruar banesë për strehim disa herë, por kryefamiljari ka refuzuar ta pranojë. Familja e tij posedon mbi 7 hektarë tokë në Prishtinë, por ka insistuar të ndërtojë dhomë në tokë publike dhe ka ndërtuar së fundmi pavarësisht vendimeve tona,” është shprehur Tahiri.
Familjes në Prishtinë i rrënohet shtëpia në kohë pandemie