Arkiv - Dëmet e shkaktuara nga breshëri

Komuna Ferizajt kontrakton rreth 97 mijë euro pajisje-sistemi kundër breshërit për fermerët

Dëmet në kulturat bujqësore të fermerëve të Komunës së Ferizaj, nga stuhitë e breshëritë, duket se u erdhi fundi. Për këtë qëllim komuna ka kontraktuar mbi 97 mijë euro pajise-sistemi për fermerët kundër breshërit.

Në javën e parë të muaji nëntor, Komuna e Ferizaj përmes njoftimit për kontratë bëri të ditur iniciativën për përkrahjen e fermerëve me pajisje-sistem kundër breshërit.

Për blerjen e këtyre pajisjeve për fermerëve kjo komunë parashikoi kontratë në vlerë deri 100 mijë euro.

Për këtë aktivitet të prokurimit u përdor procedura e hapur me kritere të dhënies së kontratës, çmimi më i ulët.

Ndërsa javën e kaluar, komuna njoftoi se ka përzgjedhur kompaninë “Haxhijaha” Sh.P.K  me vlerë të përgjithshme të kontratës 96,948,11 euro duke nënshkruar kontratë më pas.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për stuhitë e breshërit që e kanë përfshirë edhe komunën e Ferizajt.

Madje në muajin qershor të vitit të kaluar, fermerët e Komunës ë Ferizajt kishin dal në protestë përpara Qeverisë së udhëhequr nga ish kryeministri Ramush Haradinaj, duke kërkuar kështu kompensimin e dëmeve natyrore.

Lidhur me stuhitë e breshëritë të cilat e kanë kapluar komunat e Kosovës ka raportuar në vazhdimësi KALLXO.com. Për më shumë kliko këtu