Komuna e Vushtrrisë rrënon edhe një objekt pa leje

Drejtoria e Inspektoratit në Vushtrri sot ka rrënuar një objekt afër çerdhes publike  në rrugën “Galip Badivuku”.

Objekti i rrënuar ishte i ndërtuar në pronë publike, sipas komunës.

Të pranishëm gjatë rrënimit të objektit ishte edhe Policia e Kosovës dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Komuna e Vushtrrisë ka nisur një aksion të rrënimit të objekteve të ndërtuara në prona publike.