Ilustrim

Komuna e Vushtrrisë paguan më shtrenjtë se Gjakova për maskat kirurgjike

Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar kontratë për furnizim me pajisje për mbrojtje nga COVID-19, duke përfshirë dezinfektues, dorëza, maska mbrojtëse dhe alkool.

Komuna e udhëhequr nga Xhafer Tahiri ka paguar 66 cent për një maskë kirurgjike, apo kapaguar 21 centë më shtrenjtë se sa Komuna e Gjakovës.

Komuna e Vushtrrisë ka paguar 12 mijë e 903 euro për 391 pako me nga 50 maska kirurgjike. Një pako me 50 maska ka kushtuar 33 euro, apo 66 centë për një maskë.

Kurse, komuna e Gjakovës e udhëhequr nga Ardian Gjini ka paguar vetëm 45 cent për një maskë kirurgjike, apo për 51 mijë e 950 copa ka shpenzuar 23 mijë e 377 euro.

 

Përveç maskave janë Komuna e Vushtrrisë ka blerë edhe produkte tjera mbrojtëse bazuar në kontratën e nënshkruar me kompania “AtomMed” në vlerë 27 mijë e 331 euro përmes një procedure të negociuar, pra pa konkurrencë të hapur.

Në kontratë, thuhet se Komuna e Vushtrrisë është furnizuar me tre lloje të dezinfektuesve, atyre 500ml, 200ml dhe dezinfektues 1 litërsh.

Sipas kontratës, komuna ka blerë 1 mijë 116 dezinfektues të madhësisë 500ml për një çmim prej 4 mijë e 664 euro, apo një çmim prej 4 euro për copa.

Komuna e Vushtrrisë ka blerë edhe 200 copa dezinfektues 200ml me një çmim prej 2 euro copën, apo 400 euro në total i ka shpenzuar.

Janë blerë edhe 60 dezinfektues 1 litërsh me një çmim prej 6 euro copa, apo janë shpenzuar 360 euro.

Për dezinfektues të madhësisë së njëjtë prej 1 litër, Komuna e Mitrovicës kishte paguar 15 euro, ndërsa komuna e Vushtrrisë ka paguar 6 euro për një dezinfektues të tillë.

Ndërsa, Komuna e Gjakovës një dezinfektues 1 litër e ka paguar 8 euro e 50 cent.

Kontrata e nënshkruar nga Komuna e Gjakovës për masa mbrojtëse nga COVID-19
Kontrata e nënshkruar nga Komuna e Gjakovës për masa mbrojtëse nga COVID-19

 

Bazuar në kontratën e publikuar, Komuna e Vushtrrisë ka porositur gjithsej 619 pako dorëzat të madhësisë M, ndërsa vetëm një pako e tillë ka çmimin 10 euro.

Në total, për 619 pako me doreza të madhësisë M, Komuna e Vushtrrisë ka paguar 1 mijë e 6 mijë e 190 euro.

Duke krahasuar numrin e pakove të dorëzave të madhësisë M dhe atyre të madhësisë L, me të cilat është furnizuar Komuna e Vushtrrisë, ky numër ka dallim.

Kjo pasi që për dallim nga 619 pako të dorëzave M sa ka porositur Komuna e Vushtrrisë, dorëza të madhësisë, pako të dorëzave të madhësisë L janë porositur vetëm gjashtë, për të cilat komuna ka paguar gjithsej 60 euro.

Në kuadër të produkteve me të cilat është furnizuar Komuna e Vushtrrisë në kohë pandemie, është edhe alkool 96%. Janë blerë 459 litra për 2 mijë e 754 euro, apo 6 euro për një litër.

KALLXO.com kishte raportuar se Qendra e Shëndetit Mendor ka porositur alkool 96% 1L, ku një i tillë kishte kushtuar 8 euro, ndërsa Komunës së Vushtrrisë për një të tillë ka paguar vetëm 6 euro.

Kontrata e Komunës së Vushtrrisë “Furnizimi me material hixhenike dhe mbrojtës për COVID-19”, është nënshkruar me 23 qershor.

Që nga fillimi i pandemisë, KALLXO.com ka raportuar për institucionet dhe komunat të cilat janë furnizuar me pajisje mbrojtëse nga COVID-19.

8 euro për një dezinfektues 500 ml, Institucioni thotë se ka qenë gabim teknik

 

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.