Komuna e Vushtrrisë organizon takim virtual me qytetarët

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se do të mbajë një takim publik virtual me qytetarët e kësaj komune.

Sipas njoftimit të bërë, ky takim publik do të mbahet në distancë me 30 qershor me fillim nga ora 11:00.

Në njoftimin e Tahirit thuhet se ky takim do të mbahet përmes rrjeteve sociale për shkak të pandemisë.

Po ashtu në njoftim është bërë e ditur se në këtë takim fillimisht do të diskutohet për aktivitetet e Komunës për gjysmëvitin  parë të vitit 2020, ku do të flas fillimisht kryetari Xhafer Tahiri, e pastaj do të vazhdoj debate me qytetarët.

“I ftojmë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë që të marrin pjesë në këtë takim publik për të diskutuar çështjet me rëndësi dhe interes për komunën. Në rast të ndonjë paqartësie rreth kyçjes në rrjet mund të kontaktoni në këtë numër telefoni: 045/113/399”, thuhet në njoftim.