Komuna e Vushtrrisë nënshkruan marrëveshje për grantin e performancës prej 335 mijë euro

Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar gjatë ditës së sotme marrëveshjen për Grantine Performacës, për performancë të lartë.

Sipas njoftimit të bërë nga Komuna e Vushtrrisë ky grant është një shpërblim prej 335 mijë euro.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri  ka thënë se ishte krenari që kjo marrveshje është nënshkruhej në prani të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

`Sot kam nënshkruar Marrëveshjen për Grantin e Performancës, një shpërblim prej mbi 335 mijë € për performancë të lartë të Komunës së Vushtrrisë. Ishte krenari e veçantë që këtë marrëveshje ta nënshkruaj në prani të kryeministrit në detyrë, z. Kurti dhe Ministres Rexhepi për të qenë edhe ata dëshmitar të përparimit të madh që ka bërë Vushtrria këto dy vite në qeverisje të mirë, demokratike dhe me shërbime cilësore për qytetarët`, ka thënë Tahiri.

Ai tutje ka bërë të ditur se një pjesë e këtyre mjeteve do të ndahen edhe për largimin e kabllove elektike në sheshin e qytetit.

`Këto  mjete do të përdoren për projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve, të harmonizuara me kërkesat e qytetarëve e duke larguar përfundimisht shëmtinë e kabllove në Sheshin “Adem Jashari”, ka thënë Tahiri.

Ai tutje ka shkruar se ky grant është meritë e angazhimit të secilit zyrtar në Komunë , për të cilët është shprehur mirënjohës që me përpikmëri zbatojnë idetë për qeverisje të mirë, demokratike që përkthehen në shërbime cilësore për qytetarët.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për kabllot elektike në sheshin `Adem Jashari`, në Vushtrri.

Sheshi me tela i Vushtrrisë