Komuna e Vushtrrisë nënshkruan kontratë 14 mijë euro për funizim me paisje dhe materiale mbrojtëse për pandeminë

Komuna e Vushtrrisë gjatë muajit korrik ishte furnizuar me materiale higjenike në bazë të një kontrate të nënshkruar në vlerë 27 mijë e 331.

Pas furnizimit me këtë material, Komuna e Vushtrrisë kishte nënshkruar kontratë për të bërë një studim për ndikimin e pandemisë në Vushtrri.

Vlerë e kontratës për studimin e ndikimit të pandemisë në Vushtrri ishte 140 mijë euro.

Së fundi, Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar edhe një kontratë në kuadër të pandemisë, për furnizim me pajisje dhe material higjenik kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, Komuna ka nënshkruat kontratë me 14 tetor 2020, me kompaninë “Iris Pharma”, me pronar Fatos Isenaj.

Vlera e kontratës së Komunës së Vushtrrisë për furnizim me pajisje dhe materiale higjenike është 14 mijë e 71 euro.

Në kuadër të kësaj kontrate, Komuna e Vushtrrisë ka planifikuar 4 mijë e 425 euro  për furnizim me dezinfektues për hapësirë, i cili është rezistent ndaj ujit edhe pas vendosjes.

Sipas kontratës, Komuna e Vushtrrisë është furnizuar me 750 të tilla, ndërsa çmimi i një dezinfektuesi të tillë është 5 euro e 90 cent.

Përveç dezinfektuesit, Komuna e Vushtrrisë ka porositur edhe rroba mbrojtëse për dezinfektim.

Sipas kontratës, komuna ka porositur 150 palë rroba të tilla, dhe për secilën prej tyre ka paguar 4 euro e 80 cent, ndërsa në total 720 euro.

Komuna është furnizuar edhe me 2 mijë e 500 dezinfektues për duar 500ml, ndërsa për një prej tyre ka paguar 2 euro e 40 ent, ndërsa në total 6 mijë euro.

Përveç rrobave mbrojtëse, dhe dezinfektuesve, në kuadër të kësaj kontrate, Komuna e Vushtrrisë ka blerë edhe maska mbrojtëse kirurgjikale.

Në bazë të kontratës, Komuna është furnizuar me 100 pako të tilla me maska, derisa një pako ka kushtuar 5 euro e 10 cent , ndërsa në total maskat kirurgjikale i kanë kushtuar Komunës së Vushtrrisë 510 euro.

Në kuadër të kësaj kontrate, Komuna e Vushtrrisë është furnizuar edhe me 100 termometër, për të cilët në total ka paguar 2 mijë e 100 euro.

Komuna e Vushtrrisë 316 euro nga kjo kontratë i ka shpenzuar në blerjen e 40 pakove me dorëzave të madhësisë L dhe M.

KALLXO.com kishte raportuar për kontratën e parë të nënshkruar nga Komuna e Vushtrrisë për furnizim me material kundër COVID-19.

Komuna e Vushtrrisë paguan më shtrenjtë se Gjakova për maskat kirurgjike