Komuna e Vushtrrisë me thirrje publike për financimin e projekteve në vlerë mbi 500 euro

Komuna e Vushtrrisë gjatë ditës së sotme ka shpallur thirrje publike për financimin e projekteve për qytetarët dhe Organizata Joqeveritare në vlerë mbi 500 euro në fushë e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.

Personat dhe organizatat të cilët aplikojnë për këto projekte, duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Për të gjitha Organizatat Jo-Qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i cili është i fokusuar në fushën e shëndetësisë dhe përkujdesjes sociale dhe që përfshijnë aktivitete të realizuara në Komunën e Vushtrrisë, të aplikojnë për mbështetje financiare
  2. Personat juridik – OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për fushat prioritare si në vijim:

Shëndetësia :

Programe/ projekte për përkujdesje, trajtim te fëmijëve me nevoja te veçanta;

Edukim shëndetësor te nxënësve dhe komunitetit;

Programe për parandalimin e sëmundjeve;

Programe për edukimin shëndetësorë te grave.

Përkujdesje sociale

Projekte nga fusha e përkujdesjes sociale;

Projekte për promovimin, mbrojtjen e vlerave te luftës, mbështetjen e viktimave te luftës;

Projekte për ofrimin e shërbimeve psikologjike dhe sociale për komunitetin;

Projekte nga fusha e barazisë gjinore dhe sociale.

Në bazë të njoftimit, vlerësimi i projekteve do të bëhet nga një komision i cili përbëhet nga pesë anëtar, të cilët do t’i vlerësojnë projektet në bazë të kritereve për vlerësim, sipas rregullores MF-NR 04/2017, mbi kriteret dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, dhe rregullores NR.144/18, të Komunës së Vushtrrisë , mbi ndarjen e subvencioneve.

Komuna ka njoftuar se kriteret vlerësuese shtesë janë: raporti paraprak narrativ dhe financiar, për projektin paraprak, ndërsa aplikimi i OJQ-ve do të konsiderohet i plotë nëse përmban të gjitha format e aplikimit dhe anekset e detyrueshme siç kërkohet në thirrjen publike dhe dokumentacionin e thirrjes si në vijim:

Formulari i Aplikacionit për projekt/programin (e shtypur dhe CD );

Formulari i propozim buxhetit ( e shtypur dhe CD)

Formulari i deklaratës për mungesë të financimit të dyfishtë (e shtypur);

Formulari i deklaratës se partneritetit(e shtypur)

Formulari i deklaratës se projekteve te financuara

Kopja e certifikatës se regjistrimit OJQ -se(e shtypur);

Kopja e certifikatës e numrit fiskal(e shtypur);

Vërtetimi që OJQ, nuk ka obligime ndaj ATK-së

Kopja e konfirmim nga banka për xhirollogarinë e aplikuesit (e shtypur).

Kopja e dokumenti identifikues i personit te autorizuar te OJQ-se(e shtypur);

Dëshmi që ka dorëzuar raportin financiar dhe narrativ nga viti paraprak (vetëm për përfituesit për vitin 2020);

“Afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën 7 maj 2021. Vlera e planifikuar e mbështetjes financiare është 27 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

Personat juridik dhe OJQ-të mund të aplikojnë me më së shumti një projekt në kuadër të kësaj thirrje publike, ndërsa periudha e zbatimit të projektit është deri në muajin dhjetor 2021.

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë personat juridik dhe OJQ-të, që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-qeveritare në Republikën e Kosovës, së paku një vit para publikimit të thirrjes publike, të cilat aplikojnë me projekt/program me interes për Komunën e Vushtrrisë.

Personat juridik dhe OJQ-të duhet të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislacionit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj Drejtorisë Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale.

Komuna ka njoftuar se para nënshkrimit të kontratës, personat juridik dhe OJQ  duhet të paraqesë prova se  menaxheri i projektit nuk është nën hetime për vepra penale, si dhe prova se personat juridik dhe OJQ-të ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.

Propozimet për këto projekte sipas komunës do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me udhëzimet për aplikantët, janë në dispozicion në faqen e internetit të ofruesit të mbështetjes financiare ëëë.kk.rks-gov.net/vushtrri/.

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht në zarf të mbyllur, në adresën e mëposhtme:

Komuna e Vushtrrisë, Rr.”Adem Jashari”, (zyra e pranimit, QSHQ objekti i komunës ).

“Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike. Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike”,njofton Komuna e Vushtrrisë.

Ndërsa ka bërë të ditur se të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: [email protected] deri me datën 23 prill 2021.

Komuna ka njoftuar se me 21 prill 2021, në ora 11:00, organizohet sesioni informues në hapësirat e kalasë se qytetit.

Dokumentet dhe informacionet mund t’i shkarkoni në linqet e mëposhtme:

Thirrje Publike nga DSHPS

F9-Formulari-i-Aplikacionit-per-projekt

F10-Formulari-i-propozim-Buxhetit-te-Perojektit

F11-Forma-e-deklarates-per-financimin-e-dyfishte

F12_Formular_i_deklarates_se_partneritetit

F13 Forma e deklarates se projekteve te financuara

F17 Formular i raportit pershkrues (narrativ) te projektit

F18 Formular i raportit financiar te projektit