Pamje nga Vushtrria

Komuna e Vushtrrisë kërkon nga qytetarët që kanë ardhur nga jashtë të regjistrohen online

Komuna e Vushtrrisë ka kërkuar nga qytetarët dhe diaspora që kanë qenë jashtë Kosovës kohëve të fundit të plotësojnë të dhënat në një platformë online.

“Komuna e Vushtrrisë kërkon nga të gjithë personat të ardhur nga diaspora apo qytetarët tonë që kanë qenë jashtë Kosovës kohët fundit të plotësojnë të dhënat në platformën të cilën e kemi vënë në disponimin tuaj”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

Sipas njoftimit, kjo bëhet për shkak të situatës dhe në përputhje me veprimet e caktuara me Planin e Qeverisë për Parandalimin dhe kontrollin e infeksionit të Coronavirusit.

Platformën online mund ta gjeni këtu.