Komuna e Vushtrrisë ka treguar se në cilat rrugë ka vështirësi për shkak të reshjeve

Komuna e Vushtrrisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për shkak të reshjeve në një segment të rrugës “Lidhja e Lezhës” është vështirësuar kalimi në mungesë të pusteave të ujërave atmosferike.

“Ekipet e kësaj drejtorie kanë dalë në terren dhe për së afërmi kanë vëzhguar situatën, e cila përkundër prurjeve të mëdha të ujit në disa lokalitete është nën kontroll dhe nuk ka vend për shqetësim”, thuhet në njoftim.

KALLXO.com ka raportuar se në Gjakovë dhe në Rahovec ka pasur dëme për shkak të reshje të mëdha të shiut.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar sot komunat e prekura nga përmbytjet e shiut, për të parë gjendjen dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme. Sipas njoftimit të qeverisë, Krasniqi është takuar me kryetarin e komunës së Rahovecit dhe atë të Gjakovës.

Ministrat Krasniqi dhe Sveçla vizitojnë komunat që pësuan nga përmbytjet e shiut