Komuna e Vushtrrisë jep detaje për rastet pozitive me COVID-19

Gjashtë persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë.

Sipas njoftimit të IKSHP-së, nga 12 raste të cilat kanë rezultuar pozitiv, gjashtë prej tyre janë nga Komuna e Vushtrrisë.

Sylejman Meholli, drejtor i shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, ka bërë të ditur se të gjithë të infektuarit janë raste kontakti në Komunën e Vushtrrisë.

“Nga rezultatet e fundit kemi 15 raste të cilët janë shëruar në Komunën e Vushtrrisë, dhe 6 të tjerë kanë rezultuar pozitiv. Të gjithë janë raste kontakti, 5 nga fshati Stanofc i Epërm, dhe një rast në Vushtrri, i cili poashtu vjen nga fshati Stanofc”, ka thënë Meholli për KALLXO.com.

Mbrëmë IKSHP ka njoftuar se tri raste kanë rezultuar positive me Covid-19 nga Komuna e Vushtrrisë.

Nga këto komuna janë 4 të infektuarit me COVID-19