
Komuna e Vushtrrisë edhe këtë vit ndan 120 euro për foshnjet
Vushtrria do të ndajë nga 120 euro për fëmijët e porsalindur të kësaj komune.
“Edhe këtë vit, Komuna e Vushtrrisë do të ndaj 120 euro për fëmijët e porsalindur në qytetin tonë. Pra për të dytin vit me radhë, po zbatojmë një politikë të re në mbështetje të jetës, prindërve e fëmijëve, duke synuar që të bëhet politikë nacionale”, ka shkruar kryetari i komunës Xhafer Tahiri në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Tahiri ka thënë se buxhetin e kanë siguruar dhe se procedurat e aplikimit janë të njëjta.
Shpërndarja e mjeteve financiare për foshnjat kishte nisur vitin e kaluar.
Këto mjete sigurohen nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale e komunës së Vushtrrisë.
Përfitues të kësaj pakoje janë të gjithë prindërit, banorë rezidencial të kësaj komune.