Komuna e Vushtrrisë bleu aparat fotografik 3180 euro

Për nevoja të zyrës së kryetarit Ferit Idrizi, Komuna e Vushtrrisë ka blerë aparat fotografik profesional në vlerë 3 mijë e 180 euro me garancion 12 muaj.

Komuna ka njoftuar se tenderin e ka fituar kompania, ‘AWA’ nga Prishtina.

Tenderi ishe shpallur më 9 qershor të këtij viti ndërsa për të kishin aplikuar shtatë kompani, gjashtë nga to ishin konsideruar të përgjegjshme.

Tenderi me çmimin më të lartë kishte qenë 3 mijë e 400 euro ndërsa komuna e Vushtrrisë ka vendosur të shpërblej me kontratë, ‘AWA’ sh.p.k e cila kishte ofertuar çmimin më të ulët.