Komuna e Vushtrrisë apelon shoferët që ta përdorin rrugën alternative R220 Pestovë - Bukosh

 

Për shkak të punimeve në infrastrukturën rrugore që po bëhen nga Ministria e Infrastrukturës në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë dhe për shkak të rritjes së fluksit të makinave Komuna e Vushtrrisë është detyruar që të gjejë rrugë alternative.

“Komuna e Vushtrrisë u bënë thirrje shoferëve të automjeteve nga Vushtrria por edhe nga Mitrovica që të përdorin rrugë alternative: rrugën R 220 Pestovë -Bukosh, rrugën Vushtrri -Nadakofc, rrugën Maxhunaj – Samadrexhë – Sfaraqak me qëllim që t`i shmangen ngarkesës dhe ta lehtësojnë trafikun”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Vushtrrisë në Facebook.