Komuna e Vitisë ndërhynë 100 mijë euro për luftim ndaj CoVid-19

 

Komuna e Vitisë ka ndarë 100 mijë euro gjatë ditës së sotme në seancën e mbajtur në kushte të jashtëzakonshme në objektin e Shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti.

Zëvendës Kryetari i Komunës, Hasan Aliu thuhet të ketë thënë se situata në Viti është nën kontroll dhe përveç rasteve në fshatin Stubëll, numri i të prekurve me coronavirus nuk është rritur.

“Ne si komitet, kemi qenë të angazhuar që situatën ta kemi nën kontroll. Me marrjen e masave adekuate, që nga paraqitja e rastit të parë me këtë virus, jemi mobilizuar dhe kemi marrë vendimin e menjëhershëm që Stublla të karantinohet. Kemi arrit që të menaxhojmë suksesshëm me situatën dhe për momentin kemi gjendje stabile, duke mos pasur raste të reja, përpos atyre 7 rasteve në fshatin Stubëll”, ka thënë Aliu.

Tutje në njoftim thuhet në hyrje të seancës, ekipi mjekësor i QKMF-së i ka bërë një kontroll gjithë këshilltarëve dhe pjesëmarrësve.