Komuna e Vitisë i kaloi dy javë pa asnjë të infektuar me CoVid-19

Kanë kaluar dy javë pa asnjë rast të ri të infektuar me CoVid-19  në Komunën e Vitisë.

Komuna gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se është mbajtur mbledhja e Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në të cilën është shqyrtuar gjendja momentale rreth pandemisë CoVid-19.

Sipas njoftimit në këtë takim është vlerësuar situatë e qetë dhe pa raste të reja të të infektuarëve në komunën e Vitisë.

`Në këtë takim u bë e ditur se dje në komunën e Vitisë, janë marrë mostrat për tri testime dhe që të trija rastet kanë rezultuar negative. Ndërkohë, KKMSH, po vazhdon me shpëndrajen e pakove ushqimore për pamiljet në nevojë`,thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë.

Në këtë takim poashtu është bërë apel që të zbatohen rekomandimet, respektohen masat mbrojtëse, ruajtja e distances dhe dalja e panevojshme e qarkullimit, ngase në këtë mënyrë parandalohet përhapja e këtij virusi.

Një burrë në moshën 77 vjeçare nga Komuna e Vitisë ishte rasti i parë i konfirmuar në Kosovë me coronavirus.

77 vjeçari me coronavirus hyri në Kosovë më 5 mars nga Italia