Foto: Komuna e Vitisë

Komuna e Vitisë dhe ajo e Tetovës diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit ndërkufitar

Kryetari i Komunës Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi kanë vizituar dje komunën e Tetovës të Maqedonisë së Veriut ku janë pritur nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Vitisë përmes një njoftimi, ku  është thënë se është diskutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit të dy komunave në kuadër të projekteve të ndryshme në mesin e tyre në kuadër të projektit ndërkufitar.

“Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjithashtu shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit të dyja komunave në interes të qytetarëve Vitias dhe të Tetovës. Ai e njoftoj homologun e tij lidhur me zhvillimet e gjithmbarshme të komunës së Vitisë, potencialet dhe sfidat me të cilën përballët kjo komunë si dhe nevojat për investime”, është thënë tutje në njoftimin e kësaj komune.