Komuna e Vitisë anulon listën e bursave për studentë, shkak disa gabime teknike

Komuna e Vitisë ka njoftuar se është anuluar lista e studentëve që kanë përfituar bursën komunale.

Në vendimin e komunës potencohet se kjo erdhi si shkak i disa gabimeve teknike.

Sipas komunës, në një rast janë përfshirë dy studentë nga e njëjta familje dhe rasti tjetër studentë me bursë universitare.

Komuna e Vitisë gjatë ditës së djeshme ka publikuar listën prej 236 studentëve që kanë përfituar bursë komunale.

Sipas rregullores së komunave, përfitues të bursën nuk mund të jenë studentë që kanë edhe bursën universitare.