Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komuna e Tearcës pa deponi të mbeturinave, kjo është zgjidhja sipas kandidatëve për kryetar

Në komunën e Tearcës nuk ka deponi për grumbullimin e mbeturinave, e si pasojë e kësaj qytetarët i hedhin mbeturinat nëpër disa vendbanime duke krijuar kështu deponi ilegale të mbeturinave.

Një prej këtyre deponive ilegale është krijuar në fshatin Gllogjë.

Kandidati për kryetar të komunës së Tearcës nga radhët e BDI-së, Nuhi Neziri, tha se deri në vitin e dytë të mandatit të tij nuk do të ketë mbeturina në Komunën e Tearcës.

“Projekti i ekologjisë apo projekti i riciklimit të mbeturinave inerte, ne kemi në plan idenë e riciklimit, të asgjësimit të tyre. Do të bëhet pastrimi i atyre terreneve dhe rikthimi i tyre në hapësira të gjelbra e të sigurta. Ky projekt është investim kapital dhe ndër tre investimet kapitale të agjendës sonë, për të cilat jemi zotuar me një partneritet të fuqishëm të një biznesi që na është ofruar që të na përfshijë edhe neve  në këtë riciklim të mbetjeve”, tha Nezi në Debat Pernime.

“Besoj që nga gjatë mujori i parë deri në vitin e dytë nuk do të ketë më mbeturina”, tha Neziri.

Ndërsa kandidati nga radhët e PDSh-së, Daut Emini, tha se me të në krye të komunës, brenda vitit të parë do të pastrohen të gjitha deponitë ilegale.

“Pastrimi i mbeturinave të të gjitha deponive të egra që ekzistojnë brenda komunës së Tearcës do të pastrohen brenda vitit të parë të qeverisjes”, tha Emini.

Të pranishëm në debat janë kadidatët: Daut Emini nga PDSh dhe Nuhi Neziri nga BDI. Të dtuar ishin edhe Daut Memishi nga Lëvizja Besa dhe Nazim Taipi nga koalicioni ASh-AAA, por nuk kanë pranuar të përballen në këtë debat.