Kryetari i Komunes se Suharekes Bali Muharremaj

Komuna e Suharekës ndanë mjete për të prekurit dhe familjet e viktimave me COVID-19

Të prekurve nga virusi COVID-19 dhe atyre që humbën të afërmit e tyre për shkak të virusit, Komuna e Suharekës u del në ndihmë edhe financiarisht. Asambleja e Komunës së fundmi ka aprovuar propozimin e grupit të asamblistëve të PDK-së për ndarjen e këtyre mjeteve.

Kryetari Muharremaj bëri të ditur se Asambleja e Komunës t`u ndajë mjete personave të prekur me COVID-19, familjeve të viktimave nga ky virus.

“Në seancën e fundit e kemi marr edhe një vendim në bashkëpunim me të gjitha partitë politike është kanë propozim i Partisë Demokratike domethënë ne të gjithë të prekurve virus COVID-19 i stimulojmë me 100 euro, për vdekjet i stimulojmë me 200 euro, e dini që i stimulojmë edhe lindjet me 200 euro, i stimulojmë edhe ceremonitë mortore 200 euro”, tha Muharremaj.

Përgjatë konferencës, i pari i komunës përmendi edhe punët tjera që janë kryer si në shëtitoren në fshatin Studenqan, ku me shëtitore do të vazhdohet edhe viti e ardhshëm. Ndërsa përmendi edhe parqet e lodrat për fëmijë në qytet dhe fshatra të ndërtuara përgjatë këtyre tre viteve.

Këto dhe çështje të tjera, krytari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i bëri të ditura në konferencën e fundivitit për gazetarë.