Komuna e Skenderajt vë në shpallje për shfrytëzim pronën për parking nëntokësor

Në parkun “Shaban Polluzha” që gjendet në qendër të qytetit të Skenderajt, Komuna ka vendosur që të ndërtojë parking nëntokësor dy katësh. Sipas tyre do të bëhet edhe rregullimi i parkut mbi të.

Komuna e udhëhequr nga Bekim Jashari ka bërë njoftimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë deri në 40 vite të pronës së paluajtshme të komunës.

“Qëllimi kryesor i dhënies në shfrytëzim i pronës së palujtshme të Komunës së Skenderajt është realizimi i projektit për ndërtimin e parkingut nëntokësor dy katësh dhe rregulllimi i parkut mbi të, mbi gjithë sipërfaqen e parkingut sipas projekt propozimit komunal”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Shprehja e interesit publik do të jetë e hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes, nga data 28.04.2021 deri më datën 14.05.2021.

Hapja e ofertave bëhet e ditur në ditën e fundit të shprehjes së interesit publik, më datën 14.05.2021 në orën 15:00 në Sallën e Bordit të drejtorëve, komuna e Skenderajt kati i katërt.

Tërheqja e formularëve për pjesëmarrje dhe konkurrim mund të behet në kopje fizike dhe ektronike në ëeb-faqe të komunës së Skenderajt.

Për më gjerësisht klikoni në këtë link.

Këto janë disa nga fotografitë e projektit në fjalë që janë publikuar në rrjetin social “Facebook”.