Komuna e Skenderajt shpenzon 42,450 euro për t'u dalur në ndihmë familjeve me nevojë

Komuna e Skenderajt ka nënshkruar dy kontrata për të furnizuar familjet me nevojë për shkak të situatës së krijuar nga coronavirusi.

Vlera e tenderit për furnizimin me pako ushqimore dhe material higjienik është 30,450.00 euro, kurse për furnizim me miell është 12,000.00 euro.

Lloji i procedurës për të dyja tenderët është e negociuar dhe kriteri i dhënies është çmimi më i ulët.

Kompania fituese për të furnizimin me pako ushqimore dhe material higjenik është Arjeta Group SH.P.K. Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 40,000.00 euro, por që pas negocimit dhe vlerësimit vlera zbriti në 30,450.00 euro.

Kurse, për furnizimin me miell kompania fituese është zgjedhur GASHI 4 COMPANI SH.P.K me 12,000.00 euro.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ishte 15,000.00 euro.

Komuna e Skenderajt deri më tani ka të shënuar 5 raste me coronavirus, prej tyre katër janë vetëm nga fshati Burojë.

Për shkak të situatës pandemike, shumë qytetarë dhe biznese kanë dhuruar pako ushqimore për familjet me nevojë.

Në anën tjetër, numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 604 prej tyre 128 të shëruar dhe 18 të vdekur.