Komuna e Skenderajt, Foto: Facebook

Komuna e Skenderajt ndan 139 mijë euro për luftimin e pandemisë

Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, Komuna e Skenderaj në mbledhjen urgjente të Kuvendit Komunal ka ndarë 139 mijë euro.

Sipas njoftimit të kësaj komune, këto që do të shfrytëzohen për mbulimin e kërkesave dhe nevojave të Shtabit Emergjent të Skenderajt me saktësisht për menaxhimin e situatës së krijuar nga ky virus, duke përfshirë këtu furnizimin me barna ose përkrahjen për rastet sociale.

Në këtë mbledhje, kryetari Bekim Jashari ka njoftuar asamblistët me masat e tij të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Jashari njoftoi se ka anuluar të gjitha aktivitetet përkujtimore për dëshmoret dhe martirët e Skenderajt.

Si masë tjetër parandaluese është bërë pastrimi e dezinfektimi i rrugëve, i të gjitha hyrjeve të banesave në Skenderaj, kurse tani është në procedurë edhe  dezinfektimi i institucioneve shkollore, shëndetësore, atyre të sigurisë etj.

Ai  bëri të ditur se me qëllim të identifikimit paraprak të pacientëve të prekur me COVID-19 është vendosur tenda me ekip mjekësor në hyrje të QKMF-Skenderaj, si masë preventive.

Gjithashtu për të regjistruar personat që kanë ardhur në Skenderaj, në dy javët e fundit, është lansuar edhe platformën online ku qytetarët po regjistrohen  dhe QKMF- po i kontakton rregullisht për t’u siguruar që gjendje e tyre është stabile.

Më tej ai falendëroi edhe shoqatat e bizneset e ndryshme të cilët shpërndanë ndihma për familjet me asistencë sociale.

Skenderaj, shpërndahen pako ushqimore për disa familje