Komuna e Skenderajt hap tender për furnizimin e shkollave me maska dhe dezinfektues

Komuna e Skenderajt ka hapur tender për furnizim me antibakterial, dezinfektues dhe maska për shkollat e kësaj komune, si masa mbrojtëse në luftën kundër COVID-19.

Vlera e kontratës është 9,900 mijë euro. Sipas njoftimit të publikuar në e-prokurim, lloji i procedurës është kuotim i çmimit dhe kriter të dhënies ka çmimin më të ulët.

Në bazë të dosjes së tenderit, përfshihen 20 mijë maska dhe 3 mijë dezinfektues për duar. Janë 12 operatorë ekonomik që kanë ofertuar me çmime të ndryshme.

Tenderi ka qenë i hapur deri të premten.

Mësimi për vitin shkollor 2020/21 për shkak të pandemisë COVID-19 ka filluar në dy faza, e para më 14 shtator dhe e dyta më 21 shtator.

Në komunën e Skenderajt të gjitha shkollat janë duke zhvilluar mësimin sipas skenarit A, përderisa janë 23 mësimdhënës dhe 4 nxënës të infektuar me COVID-19.

Në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), për ruajtje të shëndetit të nxënësve në shkolla, thuhet se shkolla duhet të sigurojë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra, secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t’i bëhet matja e temperaturës përmes termometrit laserik çdo ditë, dhe të sigurohet dezinfektues dhe maska mbrojtese.

Pandemia në shkollat e Kosovës