Komuna e Skenderajt deklarohet për mosafaltimin e rrugës në Burojë

KALLXO.com raportoi të martën se rruga “Dëshmorët e Burojës” në fshatin Burojë të Skenderajt nuk është asfaltuar siç kishte premtuar kryetari Bekim Jashari në muajin tetor.

Komuna e Skenderajt në një përgjigje për KALLXO.com ka deklaruar se për shkak të kushteve atmosferike nuk është asfaltuar deri në fund të vitit 2020.

“Rruga “Dëshmorët e Burojës” në fshatin Burojë është trajtuar, mirëpo për shkak të kushteve atmosferike nuk është asfaltuar, kështu që me rifillimin e punimeve të këtij viti do të asfaltohet”, thuhet në përgjigje.

Jashari në emisionin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës premtoi se kjo rrugë do të përfundojë në vitin 2020.

“Rruga në Burojë dhe Llaushë janë të parapame që të përfundojnë brenda këtij viti”, kishte thënë Jashari.

Megjithëse punimet filluan menjëherë pas transmetimit të debatit, rruga me zhavorr mbeti në gjysmë.