Komuna e Shtimes nderon mësuesit me mirënjohje

Në Ditën e Mësuesit, Komuna e Shtimes i ka nderuar me mirënjohje mësuesit më të dalluar.

Sipas një komunikate për media, nënkryetari i komunës Rrahman Jakupi dhe drejtoresha e Arsimit në këtë komunë Agime Hasani dhuruan mirënjohje duke nderuar mësimdhënësit veteranë, mësimdhënësit e dalluar të shkollave fillore dhe të mesme si dhe mirënjohje post-mortum për mësimdhënës e punëtorë teknik të shkollave.

Aktiviteti u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal, organizuar nga Drejtoria e Arsimit.

Drejtoresha e Arsimit, Agime Hasani ka uruar mësimdhënësit për Ditën e Mësuesit duke folur për zhvillimin e shkollës shqipe nëpër dekada dhe sfidat nëpër të cilat kaluan.